“E ardhmja dhe sfidat e energjisë se ripërtëritshme në Kosovë”, ishte temë diskutimi ne konferencën e organizuar të mërkurën nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Klubi i Prodhuesve.
Kryetari i kësaj te fundit, Astrit Panxha ka thënë se prodhuesit kosovarë brenda vitit humbin afër 300 milionë ruro për shkake të problemeve me energji elektrike, raporton Arbresh.info
Panxha duke folur për problemet e energjisë së ripërtëritshme ka kritikuar vendimin e fundit te Qeverisë.
“Vendi i fundit ku janë paracaktuar tarifat, ne nuk jemi të kënaqur çmimi ka qenë 90 euro për kilovat ndërsa në trendët globale janë ulur tarifat nga energjia solare. Ne e kemi llogaritur koston minimale 105 euro të energjisë elektrike, kjo tarifë është marrë pa ndonjë analizë apo konsultim me sektorin e prodhimit”, ka thënë ai.
E kryetari i OEA-së, Berat Rukiqi ka thënë se prodhimi i energjisë elektrike me qymyr duhet të zëvendësohet me forma tjera.
“Viteve të fundit gjithçka që ka të beje me energjinë është folur për KEK-un dhe qymyrin por kohëve të fundit kemi folur edhe energjinë e ripërtëritshme”, ka thënë ai.
Rukiqi ka shtuar gjithashtu se kualiteti i energjisë ne Kosovë është i dobët.
“ Kosto për kilovat ne Kosovë është me e ultë ne rajon por bizneset në vend kanë shumë shpenzime shtesë për të arritur furnizimin e pandërprerë të energjisë dhe cilësinë që merret pasi që cilësia nuk është ajo që paguhet”, ka thënë ai.
Sipas tij rregullimi i furnizimit të energjisë elektrike do të u mundësonte bizneseve kosovare të rrisin konkurushmërine dhe numrin e vendeve te punës.
Ai po ashtu është shprehur kundër ankandeve.
“ Ne i kundërshtojmë ankandet, tarifat nxitëse sepse besojmë që nuk jemi te gatshme ende. E kemi rastin e Shqipërisë ku ka ardhë kompania prej Indisë, nesër vjen edhe prej Klinës nuk jemi për kompani te huaja por nuk është nevoja me u ngut kur nuk jemi të gatshëm vetëm pse e kane bërë vendet e rajonit. Po ashtu nëse vine kompani te huaja fitimet shkojnë jashtë, ne kemi nevoje për përtëritet por fillimisht kemi nevoje që kapitali te mbes në vend”, ka thënë ai.
Rukiqi ka kërkuar diskutim rreth alternativë për prodhimin e energjisë elektrike dhe gjetje të nje zgjidhjeje.
Edhe Arbnor Kastrati nga Shoqata për Energji të Ripërtëritshme ka thënë se Institucionet dhe Bizneset mund të gjejnë zgjidhje për energjinë e ripërtëritshme.
“ Nëse bizneset dhe Institucionet financiare ulen dhe mundësohen me e zgjedh problemin e energjisë së ripërtëritshme mund te arrihet. Nuk mundemi me i ikë energjisë se ripërtëritshme nesër kishim qenë më agresiv para 10-15 viteve tash do të kishim energji elektrike”, ka shtuar ai.
E Vlora Avdiu Burani, zyrtare e projekteve në BERZh, ka thënë se objektivin tyre është që 40% e buxhetit të investohet në projekte te gjelbërta.
“Prej kur ne keni filluar punën në Kosovë kemi investuar 342 milionë euro dhe objektiva jone është që deri ne vitin 2020 investimet ne projekte të gjelbërta të investohen 40% e buxhetit.”, ka thënë ajo.
Burani ka përmendur edhe disa nga projektet e implementuar në Kosovë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...