Që nga muaji i gjashtë i shtatzënisë, Sarah kishte shkuar në spital, që mjekët të kishin në përkujdesje të plotë shëndetin e dy vajzave.
Mirëpo, dy binjaket kanë surprizuar prindërit dhe të gjithë mjekët.
Ato kishin një lidhje shumë më të fortë edhe para se të lindnin. Ato tani janë dy vjeçare dhe janë shoqe shumë të mira.
Prindërit thonë se nëse ato janë të ndara për një kohë, për shembull nëse babai e merr njërën për shoping kurse tjetra është në shtëpi me nënën, ato do të brengosen vazhdimisht për njëra tjetrën.
Jo vetëm kjo, por është e mahnitshme të shohësh se kur njëra prej tyre është e pikëlluar, tjetra mundohet që ta qetësojë dhe t’i japë përkrahje.
Që të dyja pëlqejnë të njëjtin ushqim, të njëjtat lodra, notojnë bashkë dhe kanë dëshirë të dalin për shëtitje.
Ato japin mesazhin e dashurisë dhe përkrahjes mes motrave dhe këtë e dëshmojnë vazhdimisht përmes sjelljeve të tyre.
Do të jetë interesante për këta prindër që të shohin si do të jenë marrëdhëniet e binjakeve derisa ato do të rriten.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë