Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje policëve ndaj të cilëve është ngritur padi të mos marrin përgjegjësi për vendimet që i marrin të tjerët.
“Këshilla ime publike për policët ndaj të cilëve është ngritur PADI do të ishte kjo: Gjatë procesit që do të zhvillohet kundër tyre, të mos e marrin përgjegjësinë për vendimet që i kanë marrë të tjerët” shkroi Sherifi.
Ai shkroi se e gjithë drama do të zhvillohet në kurrizin e tyre dhe se nëse do të dënohen nuk do të mund të punojnë më në shërbim publik me arsyetimin se përdorën pozitën zyrtare.
“…sepse në fund të krejt kësaj drame që do të zhvillohet mbi kurrizin e tyre, përpos që do të përballen me rrezikun e dënimeve eventuale, të cilët nëse dënohen, përveç se nuk do të mund të punojnë kurrë më në shërbimin publik, me arsyetimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare” tha ai, duke shtuar se policët “do të përballen me fjalinë e famshme Askush nuk është mbi Ligjin!”
E ai thotë se këtë fjali më së shumti do ta përdorin ata të cilët vetë e kanë vënë veten mbi ligjin duke urdhëruar depërtimin.
“Madje, këtë fjali do ta dëgjojnë më së shpeshti pikërisht nga ata të cilët, duke e vënë veten mbi ligjin, qoftë zyrtarisht qoftë jozyrtarisht, kanë urdhëruar depërtimin!” shkroi ai.
Ai në fund ka shtuar se përgjegjësinë duhet ta marrin ata që e urdhëruan depërtimin e shtetasve turq e jo ata që e zbatuan urdhrin.
“Prandaj, le ta merr secili përgjegjësinë që i takon në mënyrë që së paku ata që urdhëruan depërtimin e shtetasve turq të mos mund t’ju thonë policëve asnjëherë se na vjen keq mirëpo nuk mund të ju ndihmojmë sepse: “Askush nuk është mbi ligjin”!” shkroi Sherifi.
Gjashtë shtetas turq, të njohur si gylenistët, u depërtuan nga Kosova në mënyrë sekrete. Kjo e gjitha ndodhi pa e ditur madje as kryeministri Haradinaj.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I