Një i ri i moshës 23-vjeçare ka rënë nga një ndërtesë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Robert Doll në kryeqytet, raporton arbresh.info.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se i riu me inicialet M.M ka pësuar lëndime trupore dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar M.M, mashkull 23 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me rastin po merren njësitet policore nga Stacioni Qendra”, tha ajo.
Në Kosovë janë shpeshtuar rastet e lëndimeve në punë, madje të tilla që kanë përfunduar me fatalitet.
Rasti më i fundit ishte ai i Visar Behramit, që e pësoi me jetë sa ishte duke punuar në ish hotelin Adriatik në Mitrovicë i cili u shemb pjesërisht.
Sipas Inspektoratit të Punës së Kosovës (IPK), gjatë tërë vitit 2018 deri më sot, kanë qenë 159 raste të aksidenteve në vend të punës./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës