Koordinatori i Gjermanisë për marrëdhëniet transatlantike Peter Beyer, ka thënë se Thaçi dhe Vuçiq po punojnë mirë për shtetet e tyre, njofton Klan Kosova.
‘Ata janë përfaqësuesit më të lartë të shteteve të zgjedhur nga populli i tyre. Të dy i kam takuar. Thaçi dhe Vuçiq po punojnë mirë për shtetet e tyre. Nesër do të takohem me Vuçiqin në Beograd dhe do të përpiqem që të bisedoj rreth temave të ngjashme sikur këtu dhe do të shoh çfarë përshtypje do të marrë nga Beogradi për në Berlin’, tha Beyer në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
‘Le ta bëjnë më të mirën për shtetet e tyre, ne do të përpiqemi të vështrojmë në mënyrë kritike’.
Beyer foli edhe për FSK-në dhe tha se FSK duhet të kthehet në armatë.
‘Është drejtim i duhur, duhet të zhvillohen në armatë. Mirëpo do të doja që të mos ngutemi por të mendojmë mirë. Është gjë e mirë që të zhvillohet një debat i gjerë. FSK duhet të bëhet armatë’./klan kosova/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...