Si në vendet tjera në mbarë botën, edhe në vendet e rajonit besimtarët muslimanë shprehin interesin e tyre për të kryer Haxhin. Qindra haxhinj nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova gjatë javës së ardhshme të ndarë në grupe do të nisen për në vendet e shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame.
Sipas të dhënave të Anadolu Agency (AA) të siguruara nga institucionet fetare në këto tre vende të rajonit, numri më i madh i besimtarëve muslimanë që do të nisen për në vendet e shenjta janë nga Kosova ku janë regjistruar 1,080 besimtarë, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 850 besimtarë dhe Shqipëria me 370 besimtarë.
5-vjeçari, udhëtari më i ri nga Maqedonia e Veriut për në vendet e shenjta
Siç është planifikuar, haxhinjtë nga Maqedonia e Veriut do të nisen më 30 dhe 31 korrik në pesë grupe nga Shkupi në Xheda, ndërsa do të kthehen më 25, 26 dhe 27 gusht nga Medina në Shkup.
Sipas të dhënave të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, këtë vit janë regjistruar 850 haxhinj, ku përfshihet edhe stafi udhëheqës dhe ai mjekësor që përbëjnë 40 persona. Personi më i ri që sivjet do të niset në vendet e shenjta është një fëmijë 5-vjeçar, ndërsa më i moshuari është një 82-vjeçar.
Çmimi për kryerjen e Haxhit sivjet është 4,400 euro, që shënon një rritje prej 300 eurosh në krahasim me vitin e kaluar, kur ishte 4.100 euro. Edhe përkundër kësaj, numri i haxhinjve shënon rritje, pasi vitin e kaluar ishin gjithsej 669 haxhinjë, ku përfshihej edhe stafi udhëheqës dhe mjekësor, ndërsa sivjet ky numër është 850 haxhinjë.
Shefi i kabinetit të kreut të BFI-së, Muzemil Osmani, bëri të ditur se të gjitha përgatitjet për shkuarje në haxh janë kryer, ndërkohë vijon edhe vaksinimi i haxhinjve.
Duke folur për kushtet e akomodimit, Osmani thotë se në qytetin e Mekës, haxhinjtë do të jenë të vendosur në një hotel që ndodhet rreth 1,5 kilometra larg Qabesë. Ai sqaron se aty haxhinjtë do të kenë transport falas, tendat në Arafat do të jenë të pajisura me aerokondicionerë ndërsa Medine haxhinjtë do të jenë të vendosur në një hotel pranë Xhamisë së Pejgamberit.
Nga Shqipëria në vendet e shenjta do të nisen 370 besimtarë
Gjithashtu edhe haxhinjtë nga Shqipëria kanë bërë përgatitjet e tyre për të udhëhtuar në vendet e shenjta për të kryer Haxhin. Këtë vit janë regjistruar 370 besimtarë muslimanë nga Shqipëria të cilët pritet të nisen për në Haxh së bashku me dhjetëra besimtarë nga Mali i Zi më 31 korrik dhe 1 gusht.
Çmimi në total për kryerjen e Haxhit për besimtarët muslimanë nga Shqipëria për vitin 2019 është 3,700 euro duke shënuar një rritje prej 200 euro, pasi tarifa për Haxhin për vitin 2018 ishte 3,500 euro.
Kujtojmë se vitin e kaluar ishin rreth 460 besimtarë muslimanë shqiptarë të cilët udhëtuan drejt tokave të shenjta për t’u bashkuar me miliona besimtarë nga e gjithë bota për të kryer ritualin e Haxhit.
Nga Kosova në vendet e shenjta do të nisen 1,080 besimtarë
Sipas të dhënave të siguruara nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), për në haxh nga Kosova do të nisen 1.080 haxhinjë, në mesin e të cilëve 370 janë gra.
Nga BIK-u, konfirmuan se grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 1 gusht, ndërsa grupet tjera do të nisen më 2 dhe 3 gusht.
Çmimi i haxhit për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro. /AA/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...