Humoristi i njohur Besim Dina, që udhëheq një ndër emisionet më të shikuara në Kosovë ‘Oxygen Show’, ka marrë nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) plotë 188 mijë euro.
Metro nga burimet brenda RTK-së, ka mësuar se Besim Dina nga RTK ka marrë plotë 188 mijë euro, para këto që atij i kishin borxh transmetuesi publik.
Borxhi prej 150 mijë euro i RTK-së ndaj Besim Dinës, kishte qenë qysh nga viti 2011, borxh ky që fillimisht ishte 150 mijë euro.
Mirëpo borxhi prej 150 mijë euro, RTK-së ju është rritur duke rezultuar me një kamatë prej 38 mijë eurove, kështu duke kapur shumën prej 188 mijë euro.
Dina këto para ka vendosur që t’i marrë nga RTK me ndihmën e përmbaruesve privat pas 8 viteve pritje.
Besim Dina për vite të tëra ka luajtur skeçe humoristike, e me këto skeçe që ai i luante u bë shumë i njohur në mesin tonë, por kulminacionin e karrierës së tij e arriti me të hyrë botës së televizionit si moderator e udhëheqës i emisionit “Oxygen”, emision ky ku u pëlqye e pëlqehet akoma nga shumë kosovarë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...