Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka bërë akuza të reja për liderët nga Kosova.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se delegacioni i Beogradit do të jetë në Samitin e ri në Paris sepse dëshiron t’i zbresë tensionet dhe të mundohet të sigurohen parakushtet për dialog.
Por, ajo konsideroi se liderët nga Kosova nuk kërkojnë paqe, stabilitet dhe sundim të ligjit.
“Ne kërkojmë çdo mundësi për dialog, për kompromis”, deklaroi Bërnabiq për emisionin “Upitnik” në televizionin “RTS”, transmeton lajmi.net.
Ajo po ashtu theksoi se raporti i Komisionit Evropian për Serbinë është në përgjithësi pozitiv dhe se është e kënaqur sepse në të për herë të parë janë shfaqur “informacione tendencioze” dhe mendime politike, për çka ajo kishte reaguar kohë më parë. /Lajmi.net/
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...