Bërnabiq për taksën: Do ta shohim nëse kemi mbështetjen serioze të Bashkimit Evropian

08:59 | 22 Nëntor 2018
V. S.

 

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se do të donte që Serbia të mos mendonte për ndonjë masë reciproke për vendimin e Qeverisë së Kosovës që taksën për produktet serbe ta ngrejë nga 10 në 100 për qind.

“Një gjë që nuk do të më pëlqente tani është se Serbia po shqyrton çdo masë reciproke, sepse duam të inkurajojmë bashkëpunimin rajonal, ne duam të vazhdojmë dialogun me Prishtinën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve”, tha ajo për N1, transmeton Klan Kosova.

Sipas saj, para çdo vendimi, Serbia do të bisedojë me partnerët e saj.

“Ne do të bisedojmë kryesisht me partnerët tanë ndërkombëtarë, para së gjithash me Bashkimin Evropian, për të parë nëse mund të llogarisim në mbështetjen e tyre serioze”, deklaroi shefja e ekzekutivit serb./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme