Google ADS

Bërnabiq kërkon nga BE-ja të reagojë ndaj ndalimit të hyrjes së Vulinit në Kosovë

15:50 | 10 Korrik 2019
V. S.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha sot se institucionet e BE-së përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit duhet të reagojnë ndaj ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë.

Ky reagim i saj erdhi pasi që ministri i Mbrojtës në Qeverinë e saj, Aleksandar Vulin nuk u lejua që sot ta vizitojë Kosovën.

Bërnabiq më tutje ka thënë se kjo është në përputhje të plotë me politikën e autoriteteve kosovare e që sipas saj “është kundër lirive të mallrave dhe shërbimeve dhe me sa duket lirisë së lëvizjes”, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme