Analisti, Faik Krasniqi vlerëson se takimi në Berlin nuk solli asgjë të re në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, për më tepër solli edhe paqartësi rreth liberalizimit të vizave, shkruan arbresh.info.
“Nuk do ta quaja as të dështuar, por as që solli diçka të re. Dihet qëndrimi i Gjermanisë rreth kufijve. Samiti i Berlinit veç rikonfirmoi qëndrimin e Gjermanisë (shtetet e tjera me duken Sancho-Panco), se nuk do të lejoj lëvizjen e kufijve.”
Sipas tij ky samit edhe një herë konfirmoi kundërshtimet rreth lëvizjes së kufijëve në Ballkan.
“Me ketë u varros ideja e Thaçit, Vuçiqit, Ramës dhe Baton Haxhiut, për aksham pazare me territor të Kosovës. Por, asgjë e re se çfarë do të ndodh me dialogun Kosovë-Serbi. Paqartësi edhe rreth liberalizimit të vizave. Nuk do ta quaja shtet një Kosovë të tillë. Me këto paqartësi dhe tranzicion që nuk po mbaron kurrë, do të thotë se akoma duhet t’i durojmë këta cuba”, është shprehur Krasniqi./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...