Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se takimi në Berlin ka qenë jo realist nga ana e palës kosovare, derisa flet për dialogun, taksën. Ai shton se Berlini ishte adresë e gabuar sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Për çështjen e dialogut thotë se ka qenë e ditur pasi siç po kërkohet pezullimi i taksës 100% që t’i jepet një mundësi dialogut Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.
“Takimi kryesor në takimin e Berlinit kanë qenë pritshmerit jo realiste nga ana e palës kosovare për faktin që premisat që liderët institucional kanë zhvilluar në këtë takim kanë qenë të gabuara, pra kanë shkruar me kërkesë që të përfundojë çështja e liberalizimit të vizave. E sa i përket çështjes së dialogut ka qenë e ditur se tema kryesore do të jetë e diskutimit si proces, përkatësisht masat të cilat janë duke e penguar zhvillimin e tij në këtë rast siç është taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë. Siç është përmendur edhe në media të pezullohet taksa që t’i jepet një mundësi dialogut Kosovë-Serbi. Mirëpo z. Haradinaj ka mbajtur qëndrimin, tashmë të artikuluar, që taksa nuk hiqet pa pasur një dokument se si do të rregullohen marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë”.
Cakolli deklaron se këtë takim mund ta quajmë të suksesshme vetëm pasi Franca dhe Gjermania do të jenë akterët kryesor në procesin e dialogut.
“Ndërsa sa i përket samitit në Berlin, nëse mund ta quajmë të dështuar, varet se si ne duam ta analizojmë sa i përket kthimit të vëmendjes të Bashkimit Evropian përkatësisht Francës dhe Gjermanisë si dy akterët kryesor në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Besoj që ka rezultuar tejet i suksesshëm, duke qenë se në këtë takim është precizuar dhe është mëse e qartë që këto dy vende do të marrin primatin e publikimit të kësaj çështje brenda këtij viti. Ndërsa, në anën tjetër kërkesat që janë përmendur nga liderët kosovarë pro vizave, apo çështja e taksës, besoj që takimi ka qenë krejtësisht jo efektiv duke qenë se akterët nga të cilët është zhvilluar takimi në fjalë nuk kanë qenë të duhurit dhe adekuat për tu adresuar kjo çështje”, thotë ai./arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media