Google ADS

Berisha takon Bahtirin: Mitrovica asnjëherë s’ka qenë e Serbisë

11:56 | 19 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtri ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet në qytetin e Mitrovicës.

Po ashtu pjesë e këtij diskutimi ka qenë edhe ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Berisha në këtë takim ka thënë se Mitrovica asnjëherë s’ka qenë e Serbisë, përveç në hartat e këtij shteti.

Ai ka thënë se përveç serbomadhëve dhe argatëve të tyre në Prishtinë, askush se ka vënë në diskutim ndryshimin e kufijve.

Postimi i plotë i tij:

Takim me kryetarin e Komunes se Mitrovices Agim Bahtiri!Dje mbasdite prita ne nje takim kryetarin e komunes se Mitrovices, zotin Agim Bahtiri.

Ne takim zoti Bahtiri me njohu me perpjekjet e tij si kryetar Komune dhe te ekipit te tij per zhvillimin, prosperitetin e gjithanshem te Komunes se Mitrovices.

Kryetari Bahtiri theksoi se perkundrejt ketyre zhvillimeve, perpjekjet e Beogradit per aneksimin e Mitrovices dhe coptimin e Kosoves jane nje kercenim i madh per paqen dhe stabilitetin ne Kosove dhe rajon.

Ne kete takim zoti Berisha i shprehu zotit Bahtiri vleresimin e tij per kontributin e çmuar qe ai ka dhene dhe jep ne drejtimin e qeverise vendore te Mitrovices, perballimin me sukses te presioneve te shumllojta dhe zhvillimin e Komunes se tij.

Vleresova lart qendrimin e zotit Bahtiri kunder projektit te Beogradit per krijimin e Serbise se Madhe dhe coptimin e Kosoves, qe mjerisht kesaj rradhe ka siguruar edhe ndihmen e argateve te vet ne Prishtine.

Theksova se Mitrovica nuk ka qene kurre e Serbise perveçse ne harten e Serbise se Madhe. Ne te gjitha rezolutat e OKB, aktet nderkombetare, marreveshjet e Rambujese, Kumanoves, dokumentin Ahtisari, aktin e pavaresise, vendimin e Gjykates Nderkombetare te Hages dhe 115 njohjet nderkombetare te Republikes se Kosoves, Mitrovica eshte territor i Kosoves.

U shpreha se askush dhe asnjehere, perveç serbomedhenjve ne Beograd dhe argateve te tyre ne Prishtine, nuk kane vene kurre ne diskutim kufijte aktual te Kosoves dhe nuk kane kerkuar kurre ndryshim kufijsh apo shkembim territoresh. Sot integriteti territorial i Kosoves dhe siguria e saj jane me te garantuar se te çdo vendi tjeter ne rajon. Ne Kosove ekzistojne standartet me te larta te garantimit te te drejtave te minoriteteve. Por nje grusht banditesh, kriminelesh me lidhje te fuqishme me mafien serboshqiptare, mbahen ne kembe ne veriun e Mitrovices per qellime kontrabande dhe trafiqeve te droges, armeve etj.Theksova se perpjekjet e Beogradit dhe argateve te tij albanofob ne Prishtine per Serbine e Madhe, jane nje rrezik madhor per paqen e brishte ne te gjithe rajonin tone duke hapur kutine Pandores, qe rrezikojne rajonin tone me nje seri konfliktesh te reja, te cilat do jene shume me te egra se sa te parat. Vendet tona kane nevoje jetike per paqe. Biseda ishte e hapur, vllazerore dhe me mirekuptim te ndersjellte te plote.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme