Vjeshta e këtij vitit ose fillimi i dimrit mund të jenë data më të largëta kur Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kështu mendon avokati dhe këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha.
Në një intervistë dhënë Arbresh.info, Berisha, ka thënë se një kryeministër që nuk mund të shkojë një vizita zyrtare në SHBA dhe një koalicion që mbahet me bombolë oksigjeni nuk mund të vazhdojnë tutje.
Sipas tij heqja dorë nga tentimet për ta hequr tarifën ndaj Serbisë nga miqtë ndërkombëtarë tregon se në ç‘gjendje është vendi ynë.
“Ky koalicion është me bocë oksigjeni pasi që s’kanë harmoni dhe s’kanë koordinim mes institucioneve. Ndarjet janë evidente dhe mendoj se vjeshta eventualisht fillimi i dimrit do të na gjejë në zgjedhje kombëtare. Unë mendoj se faktori ndërkombëtar i ka çuar duart për heqje të tarifës kanë parë një papërgjegjësi të lidershipit në kuptim të nevojave strategjike të vendit dhe ndëshkimi do të pasojë tek qytetarët në muajt në vijim, sepse këta tashmë vetëm kanë filluar të ndëshkohen pasi që nëse një Kryeministri i refuzohet viza nga një vend mik i Kosovës, nuk e di çka duhet të ndodh më keq në vend. Pastaj anulimi i vizitave dhe fondeve të ndryshëm. Ne po mundohemi të blejmë paqe duke i shpërblyer disa kompani. E vërtetë se tarifa sado që ishte e nevojshme tash ishte koha për të reflektuar tarifa jo që ka dëmtuar Serbinë ose ka ngritur ekonominë, por ka mbrojtur Qeverinë nga gjuha e papërgjegjshme e presidentit. Presidenti ka ndërruar tash gjuhën e tij dhe s’mendon të bëjë më korrigjim të kufirit”./Arbresh.info/
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...