Berisha: Nëse opozita i bën 60 vota për ta rrëzuar Qeverinë, unë ia siguroj të 61-tën

23:05 | 24 Tetor 2018
V. S.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka folur për synimin e opozitës së vendit për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se tash “s’është momenti i duhur për të shkuar në zgjedhje”.

Ai ka porositur Lidhjen Demokratike të Kosovës që të mos i besojë shumë sondazheve, që gjoja e nxjerrin atë të parën, sepse, siç është shprehur Berisha, “mund të zhgënjehet”.

I pyetur nëse do ta votonte një mocion të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, Berisha është përgjigjur: “Pa u siguruar 61 vota, kot hyn në këtë lojë”.

Por, ai ka thënë se nëse opozita arrin t’i bëjë 60 vota, ai do t’ia sigurojë asaj votën e 61-të.

“Nëse i shoh në tavolinë 60 nënshkrime, unë e jap të 61-tin”, është shprehur ai. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme