Vjeshta e këtij vitit ose fillimi i dimrit mund të jenë datat më të largëta kur Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kështu mendon avokati dhe këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha.
Në një intervistë dhënë Arbresh.info, Berisha, ka thënë se një kryeministër që nuk mund të shkojë një vizita zyrtare në SHBA dhe një koalicion që mbahet me bombolë oksigjeni nuk mund të vazhdojnë tutje.
Sipas tij heqja dorë nga tentimet për ta larguar tarifën ndaj Serbisë nga miqtë ndërkombëtarë tregon se në ç‘gjendje është vendi ynë.
“Ky koalicion është më bocë oksigjeni pasi që s’kanë harmoni dhe s’kanë koordinim mes institucioneve. Ndarjet janë evidente dhe mendoj se vjeshta eventualisht fillimi i dimrit do të na gjejë në zgjedhje kombëtarë. Unë mendoj se faktori ndërkombëtar i ka çuar duart për heqje të tarifës kanë parë një pa përgjegjësi të lidershipit në kuptim të nevojave strategjike të vendit dhe ndëshkimi do të pasojë tek qytetarët në muajt në vijim, sepse këta tashmë vetëm kanë filluar të ndëshkohen pasi që nëse një Kryeministri i refuzohet viza nga një vend mik i Kosovës, nuk e di çka duhet të ndodh më keq në vend. Pastaj anulimi i vizitave dhe fondeve të ndryshëm. Ne po mundohemi të blejmë paqe duke i shpërblyer disa kompani. E vërtetë se tarifa sado që ishte e nevojshme tash ishte koha për të reflektuar Tarifa jo që ka dëmtuar serbin ose ka ngritur ekonominë por ka mbrojtur Qeverinë nga gjuha e papërgjegjshme e presidentit. Presidenti ka ndërruar tash gjuhën e tij dhe s’mendon të bëjë me korrigjim të kufirit”.
E shkuarjen në zgjedhje sipas avokatit Berisha, po e dëshiron edhe vet presidenti i vendit.
Ai thotë se vendimi i fundit për zhbllokimin e KQZ-së, le të kuptojë se zgjedhjet janë ofruar.
“Ishte një betejë goxha e gjatë dhe duket se Presidenti papërgjegjshmërinë tij e reflektoi edhe në KQZ, vendimi i fundit të bën të mendosh se është vetë presidenti që po punon për të pasur zgjedhje brenda këtij vitit në Kosovë ndryshe ai do ta mbante peng ende këtë komisioni. Partnerët e koalicionit janë penduar për këtë martesë që e kanë bërë dhe kjo është një nga arsyet që ata ende s’kanë një anëtar të tyre në KQZ. Kjo mund të jetë një shtytje drejt zgjedhjeve”.
Duke folur për dështimet që ka pasur kjo qeverisje e cila ka ardhur pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa, Besnik Berisha, ka prekur edhe shkatërrimet që këta të cilët sot janë pushtet bënë në kohën sa ishin në opozitë.
Këshilltari i ish-kryeministrit Mustafa, ka folur edhe për rolin e LDK-së në tërë këto zhvillime.
“Unë mendoj se kontributi i LDK-së nuk do të ishte për t’i shpenzuar paratë e qytetarëve nëpër hotele luksoze, por në Kuvend të Kosovës. LDK-ja ia ka borxh qytetarëve që të pengojë çdo proces të dëmshëm siç ka bërë deri tash në Kuvendin e Kosovës”.
Avokati Berisha në këtë intervistë ka folur edhe për ftesat e Gjykatës Speciale.
Ndonëse nuk ka dëshire të jetë pjesë e këtij tribunali, Berisha për arbresh.info, ka treguar se ka pasur kërkesa nga të ftuarit për t’i mbrojtur në këtë gjykatë.
“Po kam pasur kërkesa në zyrën time dhe jam konsultuar, por nuk kam ndonjë dëshirë për të qenë pjesë e këtij tribunali. Puna e këtij tribunali është një proces që në opinion rezulton i dështuar dhe nuk iu beson se do të vënë drejtësisë. Është e keqe që targeton një grup të caktuar të qytetarëve të Kosovës dhe jo etni të tjera. Si jurist unë mendoj se duhet të gjykohet çdo person që ka kryer krime”.
E i pyetur se cili do të ishte fytyra më pretendente për të parin e LDK-së, në kohën kur kjo parti ka filluar zgjedhjet e brendshme, Besnik Berisha, shkurt është përgjigjur Isa Mustafa.
Sipas Berishës është ideale që në këto rrethana që po kalon Kosova por edhe vetë LDK-ja, kryetari aktual Mustafa të udhëheqë edhe për një mandat.
“Pretendent për të parin e LDK-së mund të jenë disa. Është fakt se shumë qytetarë e shohin fatin e tyre në udhëheqje të LDK-së. Unë besoj personalisht që LDK-ja s’do të ketë ndryshime në njerëz por në politika. Tani janë dy apo tre emra të lakuar në publik dhe se kanë përjashtuar mundësinë. Unë besoj se LDK-ja do të ketë vazhdimësi të liderit të saj që mendoj se kandidati më i mirë përballë kësaj situate do të ishte përsëri akademik Isa Mustafa. Nëse ai ka dëshirë ose synim do të ishte ideale që në këtë kohë që kalon Kosova dhe LDK-ja ai të vazhdojë lidershipin e tij”./V.Selimi/Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...