Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, fundjavën që lamë pas.
Ai ka thënë se “ish ministri i Millosheviçit erdhi ne Kosove me idenë e tij te Serbomadhise!”.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Berisha ka goditur, pa ia përmendure direkt emrin, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.
Shkrimi i plotë:
Vuçiç, ish ministri i Millosheviçit erdhi ne Kosove me idene e tij te Serbomadhise!
Te dashur miq, week-endin qe kaloi, Presidenti i Serbise Vuçiç vizitoi Kosoven.
Ish ministri i Milloshevicit jo vetem nuk kerkoi ndjese per genocidin dhe krimet monstruoze kunder njerezimit te patronit te tij, Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci, por ai, ne nje akt cinik kriminal, duke fyer te gjalle dhe te vdekur ne Kosove por edhe ne Ballkan, u tha shqiptareve se Kasapi juaj Sllobodan Millosheviç ishte nje udheheqes i madh dhe i mire por deshtoi ne disa politika te tij.
Pra sipas Vuçiç, Millosheviçi ishte i miri dhe i madhi si udheheqes dhe jo nje monster qe ka kryer krimet me monstruoze ndaj shqiptareve. Natyrisht, ish ministri i Sllobodanit e di mire vrasjen e dhjetra mijra shqiptareve ne Kosove e mijra te tjereve te zhdukur me urdher te Millosheviçit, por per Vuçiç, njelloj si per atin e tij shpirteror, shfarrosja e shqiptareve, ne doktrinen e sebomadhise nuk perben krim por domosdoshmeri per krijimin e Serbise se madhe.
Prandaj Vuçiç nuk kerkoi ndjese per krimet e tij te shemtuara, genocidin kunder shqiptareve dhe te tjereve por shtoi se ky udheheqes i mire dhe i madh deshtoi ne politikat e Serbise se madhe.
Ne kete kontekst, perveç elozheve qe ish ministri i Millosheviçit i beri kasapit te Ballkanit, ai haptas garantoi serbet se Serbia do jete me e madhe.
Ne shpalosjen e idese se tij te serbomadhise, ai si te thuash kritikoi hymnin e Milloshveiçit per Serbine e madhe kush thote, kush genjen se Serbia eshte e vogel, por ai, per te shprehur idene e Serbomadhise si qellim kryesor i vizites se tij, ne çdo takim perdori si refren te kesaj vizites zotimin e tij solemn se Serbia do te jete me e madhe.
Ai nuk u zotua se do jete europiane apo te themi High Tech, apo me e pasur, por me e madhe.
Ne funksion te kesaj ideje, Vuçiç ne viziten e tij ne Kosove nuk ndoqi manastiret por vizitoi territoret me te cilat u tha serbeve dhe argateve te tyre se Serbia do behet me e madhe.
Po keshtu, Vuçiç tha se, per te bere Serbine me te madhe, une nuk bej lufte, pra nuk do bej gabimet e Millosheviçit sepse ai deshtoi me lufte, por une do te arrij pa lufte me argatet e mi ne Prishtine ta bej Serbine me te madhe!
Se fundi, Vuçiç, ne dallim nga Millosheviçi tha se nuk kerkon ndryshim te kufijve per te bere Serbine me te madhe.
Në te vertet ai nuk ka nevoje te kerkoje vete ndryshimin e kufijve sepse kete kerkese, flamurin e ndryshimit te kufijve ish ministri i Millosheviçit ua ka besuar argateve te tij, serbomedhenjve shqipfoles ne Prishtine. Sb/arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
Vendoset gurthemeli i objektit të Komunës së Shtimes, invest...
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit