Berat, automjeti del nga rruga e përplaset me shtyllën

08:18 | 15 Prill 2019
Arbresh.info

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë, aty ku një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përplasur me një shtyllë.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, edhe pse drejtuesi i mjetit, 33-vjeçari R.M. ka marrë lëndime të lehta në trup dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme, pa pasur rrezik për jetën.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila nisi edhe hetimet. Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti tip fuoristradë, i cili ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme