Beqiri për vendimin e Gjykatës: Institucionet s’mund të zëvendësohen me trupa hibride

15:20 | 27 Qershor 2019
V. S.

Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte kundërshtuar që nga fillimi krijimin e Ekipit Negociator, të cilin sot Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e shpalli si anti-kushtetues.

Sipas Ismet Beqirit kjo tregon  se qëndrimi i LDK ‘së ishte i drejtë, dhe se institucionet e Kosovës nuk mund të zëvendësohen nga trupa hibride.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar sot lidhur me të aq “Ekipi negociator “për dialog me shtetin fqinj, vendim që e shpall jo kushtetues këtë ekip, është dëshmia më e mirë e qëndrimit të drejtë të LDK-së, së nuk mund të zëvendësohen Institucionet me trupa hibride…,pra bashkë edhe Ekipi edhe Ligji janë antikushtetues.

“Ekipi negociator” dhe deputetët që i kanë votuar ata dhe Ligjin, nuk duhet të “mërzitën”…,po parandalohet një dëm i pariparueshëm që do të mund ti bëhej vendit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme