Ismet Beqiri ka deklaruar se respekton vendimet e partisë, por vetë ai është kundër koalicionit me PDK-në.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka thënë se interesi i partisë për të është më i madh se ai personal.
Në një intervistë për “Dossier D”, ai ka thënë se personalisht nuk dëshiron t’i marrë në zgjedhje 50 mijë apo 100 mijë vota duke kritikuar kryetarin e partisë.
“Nuk kam vënën interesin tim personal dhe nuk i dua as 50 mijë apo 100 mijë vota duke sulmuar partinë time, duke mos e përkrahur liderin tim, që është lider i partisë, apo duke mos përkrahur vendimet e partisë. Ky është qëndrimi im parimor”.
Beqiri thotë se ai vet personalisht ka qenë kundër koalicionit me PDK-në por të kundërtën e kanë vendosur organet e partisë dhe ai ka pranuar këto vendime.
“Unë kam konsideruar se në atë kohë nuk është dashur të bëhet koalicion me PDK-në, është marrë vendim nga partia (LDK) dhe unë e kam respektuar…Nëse pyetëm edhe sot, mendimi im është se unë jam kundër koalicionit me PDK-në”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së ka thënë se pavarësisht se partia ka kapacitete dhe është e drejtë të ketë më shumë kandidat për kryetar, puna në LDK është përgjegjësi e madhe.
“Është demokratike të kenë ambicie për kryetar, por nuk duhet dhënë aq zor sepse mund të lodhen pastaj…Të them sinqerisht nuk duhet të mendojnë të gjithë se mund të kryejnë punën e të parit të LDK-së, sepse jemi parti serioze”, deklaroi më tej Beqiri./RTV Dukagjini/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve