Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri i ka quajtur ‘fore që s’pinë ujë’ arsyetimet e Qeverisë së Kosovës për vonimin e liberalizimit të vizave.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë sonte se pavarësisht që Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Jashtme, Johannes Hahn tha se këtë vit s’do të ketë liberalizim vizash, krerët institucionalë kosovarë do të vazhdojnë për të punuar në këtë rrugëtim dhe se i kanë plotësuar të gjitha kriteret.
Por me këtë nuk pajtohet deputeti i LDK’së Ismet Beqiri.
“Nuk është dashtë me dhanë fjalë të mëdhaja para disa muajsh. Këto janë ‘fore që s’pijnë ujë’”, tha Beqiri në DPT te Fidani në T7.
Ai ka kujtuar qeverisjen e Isa Mustafës, duke thënë se po të votohej në atë kohë demarkacioni me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës tashmë do të udhëtonin pa viza.
Por Beqiri kritika ka pasur edhe për një pjesë të opozitës, e cila sipas tij nuk po e luan rolin për të cilin është votuar.
“Qëllimi i çdo opozite do të duhej të ishte e kundërta e asaj që po sillen një pjesë e opozitës’, tha Beqiri, duke folur për rezolutën e propozuar nga PSD’ja.
“Do të bëhen pjesë e diçkaje që do të jetë e dëmshme për vendin’, tha Beqiri.
Anëtari i LDK’së ka kërkuar që dialogu i kësaj forme me Serbinë të mos vazhdojë.
“Të ndërpritet ky dialog me Serbinë”, tha Beiqiri.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/363348647733437/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...