Njohësi i zhvillimeve politike, Behlul Beqaj ka thënë se pas dorëheqjes së Haradinajt zgjedhjet janë opsion por sipas tij ka edhe skenare tjera që do të evitonin zgjedhjet e shpejta.
Beqaj, në një prononcim për RTV Dukagjini ka thënë se Haradinaj me vendimin e dorëheqjes pas ftesës së pranuar nga Specialja ka qenë në nivel dinjitoz të detyrës.
Ai ka thënë se nuk përjashton mundësinë që ftesa ndaj Haradinajt të ketë prapavijë politike.
Njohësi i zhvillimeve politike konsideron se nga tani dialogu mund të merr një kahje tjetër.
Beqaj ka thënë se zgjedhjet mbeten opsion pas dorëheqjes së Haradinajt por sipas tij ka edhe skenarë të tjera që zgjedhjet mund t’i shtynin për pesë apo gjashtë muaj.
“Mund të jetë një skenar i një qeverie kalimtare që do të funksiononte për pesë apo gjashtë muaj apo edhe më tepër varësisht nga përmbushje e reformave të domosdoshme zgjedhore që do t’u jepnin një kualitet tjetër spektrit politik të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se momentalisht klasa politike nuk ka kualitete për të bërë ndryshime kualitative.
Beqaj thotë se për shtyrjen e zgjedhjeve mund të jenë shumica e partive politike pasi janë në procese të ndryshme të brendshme.
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin