Analisti Belul Beqaj, ka folur për operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri. Por, ka thënë se ky operacion do të duhej të ndërmerrej shumë më herët.
“Ndoshta për dikë nuk ka qenë i pritshëm, por pata paralajmëruar që do vijë kjo situatë. Do të shpresonim se gjendja do të destabilozohej, por po prognozoj se deri te takimi i radhës në Paris, situata do të tensionohet”, tha ai.
Beqaj në Interaktiv të KTV-së tha se megjithatë operacioni sotëm pati edhe anë pozitive.
“E dimë që është edhe np oazë mes kriminelëve serbë e shqiptarë, intervenimi ishte i domosdoshëm, ndoshta jo pikërisht tash, por për këtë edhe po trajtohet si ngjarje. Për këtë intervenim mund të them se e ka anën e vet pozitive. Pashë entuziazëm te qytetarët në Kosovë për këtë intervenim. Ne kemi mundësi të intervenojmë edhe në atë pjesë, por s’e di pse nuk u bë kjo deri tash”, tha ai.
Sipas Beqajt, pas takimit të Berlinit pati debate, ku ideja për korrigjimin e kufirit nuk ka përjetuar një nokaut por knockdown.
“Para takimit të radhës në Paris, po tentohet të ringjallet ideja për ndarjen e Kosovës ngase simptomat që i kemi sot, paralajmërimet për nivelin e gatishmërisë së ushtrisë serbe, kryetarët e komunave në veri, janë vetëm paralajmërim për rritje të tensioneve, kur edhe ideja për korrigjim kufijsh duhet të ketë epilog”, tha ai.
Analisti Beqaj tha ideja e ndarjes, para së gjithash, është nevojë e interes e kamotshme e elitës aktuale e shumë gjeneratave tjera.
“Presidenti serb pati thënë në Gazivodë se Millosheviqi ka qenë lider i madh po s’ka dhënë rezultat. Kjo do të thotë se në mënyrë indirekte se Serbisë po i jepet një lider që bashkon republika srbskën, e që për dallim nga Millosheviqi, ai pa luftë po e bën Serbinë e madhe. Në të njëjtën kohë, fatkeqësia më e madhe është se po akuzojnë shqiptarët se janë shkak për krijimin e Shqipërisë së madhe”, tha ai.
Tutje, ai ka thënë se presidenti serb e dha edhe një paralajmërim.
“Pas intervenimit të sotëm, kurrë situata s’do të jetë deri sot”, ka cituar Vuçiqin, që e sheh si paralajmërim se do të ketë situata tjera në vend.
Analisti Belul Beqaj, gjithashtu ka shtuar se deri në takimin e radhës duhet eliminohen të gjitha këto probleme që ndodhën deri sot.
Kur ka folur për idenë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ka thënë se kjo ide e presidentit Thaçi, ishte deklarata për e sinqertë deri sot sepse gjithmonë ka dialoguar fshehtas e këtë po e thotë hapur.
“Problemi kryesor deri sot është çështja që ndërlidhet jo me njerëz por me territore. Politikanët janë marrë me çështje ta them kushtimisht ushtarake. Ka gabim në qasje, të paktën sot e tha haptas atë që e ka menduar tinëz”, tha ai.
Beqaj tha se duhet ndahet interesi personal i Thaçit me kërkesat e nevojat e shtetit e qytetarëve.
Beqaj tutje ka shtuar se pozicioni i presidentit është zbehur.
“Besoj se jemi të vetëdijshëm se me krijimin e grupit negociator ka filluar të zbehet pozicioni i Thaçit, por brenda këtyre 7-8 viteve veprimet e tij kanë depërtuar deri te Departamenti i Shtetit, që u pa edhe nga të dy letrat e SHBA-së që kërkonte marrëveshje finale. Kjo do të thotë se marrëveshja ishte afër fundit”, u shpreh ai.
Sipas tij ishte krijuar përshtypja se ata i kanë prapa të gjithë akterët. Por, populli nuk i përkrahi, e ngjashëm ndodhi edhe në Serbi.
Beqaj thekson se tani çdo gjë po rishikohet.
“Çdo gjë tani po rishikohet dhe fakti se zgjidhja të bëhet patjetër brenda kufirit ekzistues dhe ka filluar trajtimi i dialogut real. E ndërhyrja e Gjermanisë dhe Francës është pozitive, pasi epilogu përfundimtar mund të shkaktojë trazira e lider në Evropë mbetet shteti gjerman”, u shpreh ai.
Sipas tij deri në fund të vjeshtës mund të kemi forca të reja që e legjitimon udhëheqjen në këtë dialog.
“Legjitimiteti i presidentit besoj se është kontestuar, dhe nëse është kjo gjendje atëherë sa do të ketë fuqi implementuese kjo marrëveshje”, ka thënë Beqaj.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...