Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Beqaj tha se një pjesë e ndarjes buxhetore për këtë dikaster për vitin e kaluar e cila kap shumën e 10 milionë eurosh është dhuruar si grant për organizata joqeveritare të cilat kishin për detyrë që këto të holla t’i transportojnë në sektorin privat.“Siç e dini në buxhetin e vitit të kaluar kemi pasur rreth 10 milionë. Një pjesë e kemi dhënë grante për organizata jo qeveritare të cilët kanë pasë për detyrë që fondet që ia kemi dhënë me i transportu te sektori privat”, tha Beqaj.Sipas tij përveç buxhetit të ndarë për këtë dikaster që kap shifrën e 12 milionë eurosh, këtij dikasteri do i shtohet edhe buxhet shtesë e kjo falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.“Angazhime të tjera janë ngritja e bashkëpunimin me institucionet e tjera vendore, por ngritja e buxhetit këtë vit është 12 milionë euro, por nëse i marrim parasysh bashkëpunimet ndërkombëtare buxheti do shkojë mbi 22 milionë euro”, tha Beqaj.
Ai tha se ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është shpallë një nga ministritë që më së shumti ka bërë në rajon sa i përket fushës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Te Start Up i kemi bërë 160 ide inovative me ftesë publike në sektorin privat. Në një marrëveshje që kemi kalu në Kuvend, kemi bërë bashkimin e fondeve në kuadër të Gizit gjerman. Kemi mbajt konferencën vjetore në tetor të vitit të kaluar ku janë lansuar projekte rajonale të cilat këtë vit mund edhe të materializohen. Ajo çka vlen të theksohet është se ne konform planifikimit, qendrën e parkut për inovacion dhe trajnim në Prizren e kemi shndërruar si park gjermano-kosovar. Tani jemi në proces të rregullimit të statusit juridik të parkut. Me datën 22 maj do mbahet edhe konferenca tjetër rajonale. Ajo çka është e rëndësishme është infrastruktura ligjore. Jemi shpallë një nga shtete që më së shumti kemi bërë në rajon sa i përket fushës se inovacionit dhe ndërmarrësisë”, tha Beqaj.
Ai tha se në kuadër të shumë bashkëpunimeve ndërmjet shtetit gjerman dhe ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, tani edhe Gjermania po bëhet një nga partnerët strategjik të këtij dikasteri.“Në reformën fiskale kemi arrit me ministrinë e Financave që t’i lirojmë nga taksa të gjitha pajisjet teknologjike. Këtë vit synimet tona janë që përveç konferencës me zgjeru bashkëpunimin tonë me partnerë ndërkombëtarë. Jemi pjesë e një programi me gjermanët që ka qëllim futjen e rinisë në kuptimin e ndërmarrësisë. Po marrim hapa që në kuadër të bashkëpunimit gjermanët t’i bëjmë partnerë strategjik”, tha Beqaj, raporton ekonomia online.
Ministri Beqaj njoftoi se Kosova së shpejti do bëhet edhe me domen të saj edhe pse sipas tij është një çështje politike dhe mjaft e vështirë.“Këtë vit po planifikojmë që të merremi edhe me domenin e Kosovës, është një çështje politike dhe e vështirë, por do të tentojmë ta gjejmë mënyrën se si të bëhemi pjesë e domenit të Kosovës”, tha Beqaj.
Beqaj u përballë edhe me pyetje nga anëtarët e këtij komisioni.Kryetari i komisionit, Ismail Kurteshi, pati një mori pyetjesh për Beqajn. Ai u interesua të dijë se sa ndërmarrje kanë përfituar nga mjetet që janë ndarë nga ministria e Inovacionit.“I ke shpenzuar të gjitha mjetet e vitit të kaluar dhe sa ndërmarrje kanë përfituar nga këto mjete a mund ta kemi listën e ndërmarrjeve përfituese dhe është me rëndësi të dimë se çfarë projekte zhvillojnë ato ndërmarrje dhe pyetja tjetër është se çka kanë arrit këto ndërmarrje me shumën që ju e keni ndihmuar, poashtu është me rëndësi të dimë se sa është numri i të punësuarve në këto ndërmarrje”, ishin pyetjet e Kurteshit për ministrin Beqaj.
E Beqaj pati përgjigje për Kurteshin.“Nuk janë shfrytëzuar të gjitha mjetet, një pjesë e madhe e tyre janë kthy në buxhet. Kanë fitu 160 strat- up dhe kanë përfituar 53 organizata jo-qeveritare. Start up-et kanë edhe rrezikshmëri të mos funksionimit. Lista e përfituesve është publike në web faqe të ministrisë”, tha Beqaj.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion