Serbia ka nisur për në Maqedoninë e Veriut kërkesën për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina, i cili u arrestua një javë më parë nga policia në vendkalimin kufitar Bllacë-Han i Elezi.
Alsat ishte i interesuar të dinte detaje nga kërkesa e Serbisë, por ambasadorja serbe edhe pse e ftuar të merrte pjesë në një ngjarje së bashku me zv/kryeministrin Osmani, e anuloi pjesëmarrjen e saj në minutat e fundit.
Ndërkaq sipas burimeve të Alsat, në Ministrinë e Drejtësisë kërkesa pritet që të mbërrijë pas dy ditësh. Nga Ministria e Drejtësisë ditë më parë për Alsat thanë se lënda do të dorëzohet në organet gjyqësore për procedurë të mëtutjeshme duke mos komentuar më shumë rastin. Morina duhet të lirohet urgjentisht, thotë nga ana tjetër zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke i bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që sa më shpejt të merr vendim për fatin e Morinës. Osmani madje ka kërkuar nga gjykatësja e lëndës që t’i mundësojë takim me ish-ushtarin e UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Maqedoni.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...