Beogradi kërkon lirimin e menjëhershëm të dy serbëve të arrestuar në Podujevë

07:38 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka reaguar ndaj arrestimit të dy serbëve nga Policia Kufitare, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Kjo zyre ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Milena Milojkioviç dhe Millosh Ikoviç.

Sipas kësaj zyre, dy serbët po shkonin në një vizitë familjare në një fshat të Podujevës.

Kjo zyrëi ka bërë apel qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë që të jenë të duruar. “Për të siguruar mbijetesën politike, me presion dhe panik nuk duhet të përgjigjemi, por me rezistencë të qytetarit”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Sipas mediave serbe, dy serbët kanë qenë duke shkuar për vizitë tek familja.

Mirëpo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se arrestimi i tyre u bë për dy vepra penale.

“Dy serb janë ndaluar mbi dyshimin e bazuar për veprën penale kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim me mallra. Një serb dhe një serbe kanë pasur me vete raki dhe mjaltë”, ka thënë Kelani.

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, udhëheqës i cilës është Marko Gjuriq, ka thënë se qëllimi i arrestimit sfidon mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe paraqet destabilizim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme