Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka thënë se status-quo nuk ka qenë kurrë opsion për Kosovën në rastin e marrëdhënies me Serbinë.
“Po ta kishim pasur opsion nuk do të ishim në dialog nga 2011-ta. Askush nuk mund të garantoj se në fund të këtij procesi mund të arrihet marrëveshja”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
“Askush s’e ka çelësin për këtë marrëveshje”, është shprehur ai në Zona e Debatit.
Ai ka thënë se të gjithë hisedarët procesit të dialogut janë duke u pajtuar që në këta muajt e mbetur deri në zgjedhjet në Bashkimin Evropian, janë të mjaftueshëm që të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.
“Vullnet politik ka. Cilido shtet që do të cilësohet fajtor për dështimin e marrëveshjes dhe tërheqjen nga negociatat do t’i vuajë pasojat me veten. Edhe pse s’ka dështuar procesi, sot po konsiderohemi bllokues të dialogut që është krejtësisht e padrejtë. Për shkak të vendosjes së taksës pas asnjë konsultim me aleatët i ka bërë të tjerët që ne kemi marrë një vendim që minon këtë proces. Duhet të dalim nga kjo gjendje dhe të kthehemi në tavolinë”.
“Kur dikush e dëgjon një kryeministër, një president që thotë se ne nuk do ta heqim këtë taksë kurrë, do të ndërtojmë mur derisa Serbia nuk e njeh Kosovën e fiton njëfarë ndjenje të krenarisë. Është populizëm. Pa Rusinë nuk zgjidhet çështja e Kosovës për ulëse në OKB. Esenciale është që ta sigurojmë njohjen nga Serbia, e pastaj edhe nga pesë vendet tjera të BE-së. OBK është objektivi real. Nëse Rusia e mban fjalën kur ka thënë Putin se: Nëse ka marrëveshje Kosovë-Serbi nuk do të jemi pengesë për ulëse në OKB, atëherë ne s’kemi pse të jemi kundër”.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...