Google ADS

Behgjet Pacolli: Senatori Bob Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës

21:42 | 13 Qershor 2019
A. B.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, një herësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në vendin tonë, ka falënderuar ish-senatorin amerikan, Bob Dole.

Pacolli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës në ditët e para kur Millosheviçi ka instaluar aparteidin në vendin tonë.

Postimi i plotë i Pacollit:

Në këtë 20 vjetor të çlirimit të Kosovës ka shumë njerëz në SHBA që ne duhet të falënderojmë për kontributin e tyre për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

Senatori Bob Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës në ditët e para kur Millosheviçi ka instaluar aparteidin në Kosovë.

Përgjithmonë mirënjohës ndaj tij për luften e tij për të drejtat dhe lirinë e popullit të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme