Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me avokatin e Donald Trump, Rudy Giuliani dhe e ka ftuar atë për vizitë në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka njoftuar se e ka ftuar për vizitë në Prishtinë ish- kryebashkiakun e Nju Jorkut, njëherësh avokati personal i presidentit Trump, Rudy Giuliani.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme që kryebashkiakun legjendar të Nju Jorkut gjatë periudhës së sulmeve terroriste, ta mirëpresim në Prishtinë, ftesë të cilën pa asnjë hezitim e pranoi”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, Giuliani njihet edhe për raportet e tij të mira me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./arbresh.info/
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...