Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë në një intervistë ka argumentuar kundër ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkimin e Preshevës me Kosovën e ka quajtur përrallë pasi Serbia sipas tij nuk e jep atë territor pa luftë.
Haradinaj ka befasuar duke thënë se Kosova e Shqipëria nuk kanë ushtri të forta dhe se në të dy vendet “vidhet në shtet”.
Haradinaj duket se ka befasuar edhe vet moderatorin Blendi Fevziu kur ka pohuar se “ne i vjedhim shtetet tona derisa ka argumentuar fortë kundër ndryshimit të kufijve duke thënë se një gjë e tillë bëhet vetëm me çizme.
“Edhe në Amerikë edhe në Evropë, edhe gjithkund kufijtë i vendosin çizmet, ushtarakët, ata që s’i ndërrojnë corapët me muaj të tanë, mos të flas për të brendshmen e tyne, nuk i ndërrojnë kufijtë do që qesin gell edhe do që shëtiten knej e dalin me majtë fjalime, nuk ndërrohen ashtu kufijtë, këto janë kufijë që i ka vendos raporti i forcave, nuk i hapë as Shqipërimi, as Ragmi Mustafa as Riza Halimi, nuk mund t’i ndërron dikush, njo i Kosovës, është raporti i forcave gjithë bota ka qenë në këmbë kur janë vendos këta kufij. I kam njoft nga afër gjithë ata djem të Preshevës që kanë luftu të UCPMB’së i kam shokë, ata jetojnë në Kosovë, s’guxojnë me u kthy andej, Serbia s’ju ka lënë një lapidar, janë përralla ato që ti po e merr Preshevën, përrall me mbret. Po pate fuqi, tyta të zjarrit, po pate njerëz, po pate vendosmëri, vendimmarrje, po pate aleatë, po nuk hyhet në shkëmbime si jemi ne sot…”
Pyetja: Pse si jemi ne sot?
“Po ne vjedhim shtetet tona o burrë, ne s’kemi bo ushtri të forta që mbrojnë interesat … e dimë ne si jemi , e shohim si jemi, nuk bohen këto punë kështu”
Në mungesë të kuorumit s’votohet rezoluta e opozitës për KEK...
BIK-u dënon sulmin terrorist në Ankara
FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina
Kurti mori pjesë në ecjen tradicionale në kuadër të Muajit N...
Të paktën 17 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë
Gjykata të hënën merr vendimin përfundimtar për Bedri Krasni...