Google ADS

Befasia paszgjedhore

12:47 | 6 Shtator 2019
V. S.

Sot përfundon afati kohor për dorëzim në KQZ të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme. Mungesa e disa figurave kyçe të partive në këto lista pritet të jetë befasia e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan sot gazeta Zëri.

Partia Demokratike e Kosovës, edhe pse ka shkuar e vetme në zgjedhje, asnjëherë nuk ka përjashtuar asnjë mundësi të lidhjes së koalicioneve me cilëndo parti në Kosovë. Edhe pse nuk patën oferta parazgjedhore, nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti pati paralajmëruar për “Zërin” se nuk i lusin partitë politike për koalicion, qoftë para ose paszgjedhor, porse në fund të këtij procesi do të ketë befasi të këndshme. Madje gjatë ditës së djeshme ai ka deklaruar se partia e tij nëse do mund ta formojë Qeverinë bashkë me LDK-në pas zgjedhjeve, edhe pse kjo e fundit ka kundërshtuar kategorikisht një gjë të tillë. “PDK-ja nuk ka vënë vija të kuqe dhe kjo është me rëndësi si parti e parë që do të dalë. Ne e ndërtojmë qeverinë dhe normalisht do ta ndërtojmë me partitë e Kosovës. Bash me të gjitha që do t’i arrijmë të përbashkëta. Pse jo edhe me LDK-në, nëse na pëlqen”, shtoi Haliti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme