Ministri në largim i Financave, Bedri Hamza nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur rreth njerëzve me aktakuza të PDK-së.
Në emisionin Debat Plus, Hamza është pyetur edhe për Sami Lushtakun i cili ka qenë më i zhurmshmi kur Kadri Veseli, kishte marr vendim që të japin dorëheqje nga institucionet shtetërore ata persona që janë me aktakuza.
Për Lushtakun, Hamza ka lënë të kuptohet se Lushtaku nuk do të jetë pjesë e listës, duke thënë se në PDK kanë ardhur njerëz të rinj.
“Sami Lushtaku është një figurë që i ka punët e veta, çfarë pozitë publike ka, me çfarë aktakuzash përballet, për korrupsion edhe lista kur të del do ta shohi, zgjedhjet e fundit kanë sjellë njerëz të ri. Shumica prej tyre janë në master dhe mosha e tyre është rreth 23 vjet”, ka thënë Hamza.
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...