Bashkimi Evropian ka komentuar vonesat në votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019 duke thënë se miratimi i tij është vendimtar për stabilitetin makro-fiskal.
Projektbuxheti për vitin 2019 në shumë prej 2.3 miliardë euro pritet të votohet në lexim të dytë gjatë këtij muaji. Por, në mungesë të votave të nevojshme procesi mund të zvarritet, ndërkaq Partia Socialdemokrate i premton një mbështetje të kushtëzuar.
Miratimin e shpejtë të buxhetit e ka kërkuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në një përgjigje për portalin Arbresh.info ata thonë se miratimi i projektbuxhetit ndihmon në ruajtjen e disiplinës fiskale dhe mundëson realizimin e projekteve zhvillimore.
“Miratimi i një buxheti që është në përputhje me rregullat fiskale të përfshira në legjislacionin e Kosovës është vendimtare për stabilitetin makro-fiskal. Këto rregulla ndihmojnë në ruajtjen e disiplinës fiskale, ndërsa në të njëjtën kohë mundësojnë realizimin e projekteve zhvillimore kyçe për sigurimin e një rruge të qëndrueshme rritjeje për të gjithë qytetarët në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Nëse buxheti nuk votohet, sipas procedurave ligjore në Kuvendin e Kosovës, vendi mund të shkojë në krizë buxhetore. Atëherë, sipas afatit kohor, në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, shpenzimet buxhetore duhet të realizohen në 1/12 e buxhetit të këtij viti./Arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh