Në BBC është publikuar një artikull lidhur me dezinformimet dhe lajmin e rremë në Kosovë, ku është konsideruar si një problem global që është duke e sfiduar mënyrë e përhapjes së informacionit dhe perceptimi e botës e cila na rrethon.
Carl Miller autori këtij shkrimi ka treguar për takimin më një person i quajtur Burim i cili nuk ka pranuar të dalë para kamerës, por ka folur lidhur me përhapjen e lajmeve për të fituar para për ta siguruar jetesën e tij.
“Së pari erdha në Kosovë më shumë se një vit më parë , për të hulumtuar një libër për mënyrën se si pushteti po ndryshonte në epokën digjitale”, tha gazetari.
Rrëfimi i personit, i cili nuk pranoi të dalë para kamerës, dëshmon se kjo industri është duke “lulëzuar” dhe të gjitha po bëhen për disa klikime, marrja e parave nga interneti do të thotë kapjen e publikut për t’i klikuar lajmet. Edhe ”tregtarin”, më të cilin fola kishte në pronësi disa faqe në Facebook, shkruan BBC.
Ai po ashtu ka treguar se Burimi me anë të këtyre faqeve merr rreth 600 euro në ditë, që në fakt një punë legjitime nuk do të mund t’ia ofronte.
Kjo është bërë një sfidë për të gjithë, pasi që edhe vet themeluesi i Facebook-it Mark Zuckenberg e ka quajtur “ sfidë personale”, pasi ka bllokuar mijëra faqe për shkaqe të sigurisë, ku çmimi i fitimin ka rënë nga 600 në 100 euro në ditë.
Përhapja e lajmit të rremë me pas është bërë më pak fitimprurës dhe ndoshta edhe më pak politik.
“Rreth 40% të rinisë kosovare janë duke u marrë më këtë profesion, një gazetar i klikimeve më tregoi mua, tha Miller”.
Nuk është çudi pasi 100 euro në ditë është ende duke ndryshuar jetën për dikë, me mirë se ai që do të fitonte 7 euro në ditë si kamerier.
“Ka një anë tjetër për këto lajme të rremë dhe industrinë e klikimeve që nuk është e dukshme për ne. Kam mësuar se ekziston një rrjet i grupeve të mbyllura, me anëtarësi që mund të numërohen nga disa qindra në disa mijëra. Për të qenë pjesë e një grupi të tillë të mbyllur, duhet të jeni të ftuar”, ka thënë ai.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...