Republika e Kosovës tashmë është pjesë e agjendës në takimin e radhës të Asamblesë e Përgjithshme të Interpolit, që zhvillohet nga 18 deri 21 nëntor në Dubai.
Lidhur për këtë çështje ka folur profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomati Lisen Bashkurti.
Ai ka thënë se gjasat për anëtarësimin e Kosovës në Interpol janë të zbehta.
Bashkurti ka theksuar për gazetën “Epoka e re” se në këtë drejtim diplomacia e Kosovës po tregohet e plogësht dhe e paaftë.
“Kjo ngelet për t’u parë. Diplomacia e Kosovës po tregohet e plogësht dhe e paaftë. Ajo është në krizë, sepse është mbërthyer në grackën bilaterale të lojës serbe dhe ka harruar ta vijojë agjendën e gjerë ndërkombëtare. Rënia në grackën e diplomacisë bilaterale serbe dhe lënia pas dore e agjendës së gjerë ndërkombëtare të shtetit të Kosovës po e vetizolon Kosovën, po tkurrë njohjet ndërkombëtare të saj dhe po ngadalëson integrimin, qoftë edhe në organizata të veçanta. Me zhvillimet në kohët e fundit gjasat për integrim në Interpol janë të zbehta”, ka thënë Bashkurti.
Ndërkaq përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë bërë me dije se janë duke i bashkërenditur veprimet, në mënyrë që pranimi i Kosovës në Interpol, të bëhet realitet.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka theksuar për gazetën “Epoka e re” se anëtarësimi i Kosovës në Interpol mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.
“Aktivitetet e institucioneve të Kosovës janë duke u koordinuar nga grupi punues ndërintistucional. Angazhimet dhe përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës janë gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduara në nivelin nacional dhe me partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare ka qenë dhe është një proces i pakthyeshëm dhe i pandalshëm, ashtu siç është dëshmuar me anëtarësimet e deritanishme të vendit tonë në më shumë se gjashtëdhjetë organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare”, ka thënë Zeka./Epoka e re/
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...