Letrën Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dërguar President të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian e sheh si një shenjë të inkurajimit dhe mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë e tha zëdhënësja e BE -së, Maja Kocijançiq, transmeton Klan Kosova.
“Ne e shohim këtë letër si një sinjal të mbështetjes dhe inkurajimit të SHBA-ve për një dialog që është nën kujdesin e BE”.
“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës e udhëheqin presidentët Vuçiq dhe Thaçi me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe me SHBA-në është një “partner i rëndësishëm në proces”, tha ajo.
E pyetur nga gazetarët nëse “nisma amerikane, zyrtarët e së cilës mbështetën ndryshimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë,është në kontrast me qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe si e tillë më shumë bën dëm sesa ndihmon dialogun”, Koçijançiq përsëriti se BE-ja ka parametra të qartë”, lidhur me zgjidhjen e mundshme në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës./klankosova.tv/
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...