Skënderaj dhe Drenica e ka formuar, zhvilluar dhe forcuar Partinë Demokratike të Kosovës. PDK do të mbetet gjithmonë, si adresa e vetme dhe më e mirë per qytetarët e Skënderajt.
Kështu tha ndër të tjera, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në hapje të zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK-së në Skënderaj.
Ai tha se zgjedhjet në PDK janë një reformë që do ta transformojnë edhe Kosovën, ashtu siç kanë ndodhur edhe më herët transformime në Kosovë, me qeverisjen e PDK-së.
“Zgjedhjet në PDK nuk janë garë mes nesh. Por jane zhvillim, reformim dhe integrime sepse vetëm PDK është garancë e këtyre”, tha kryetari Veseli.
Ai shtoi se me Dekadën e Re do të ketë një fokus të veçantë në ekonomi, në politika qe zhvillojnë sektorin privat, për të hapur vende të reja pune, prodhim dhe inovacion.
Ai theksoi se në Skënderaj me qeverisjen e PDK-së dhe kryetarit Lushtaku ka pasur ndryshime të mëdha dhe banorët e kësaj ane e dinë se PDK është subjekti që i sjell ndryshimet e mëdha.
“Andaj, të bashkuar do të vazhdojmë për të quar Kosovën përpara”, tha Veseli.
Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku tha se do të ketë një garë shumë të hapur dhe do të shtohen idetë dhe kuadrot e reja qe do ta zhvillojnë edhe më shumë qytetin e Skënderajt dhe Kosovën
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë
Lojtarët e Real Madridit befasojnë mediat me sjellje josport...
Ëndrra Gjeorgjiane shpall fitoren, opozita me akuza për “vje...
“Një shtet Bektashi brenda Shqipërisë do të shkaktonte çekui...
Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO
Presidenti i Polonisë përjashton dërgimin e armëve të reja n...