Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për bashkatdhetarët si vazhdimësi e traditës disa vjeçare.
Qytetari Visar Bakolli i cili jeton në Gjermani për 15 vjet, tha se ka dy shqetësime kryesore të diasporës, atë të arsimit dhe të drejtën e votës në shtetet ku aprovohet vetëm një shtetësi.
“Prej brenda Kuvendi është shumë mirë, por me punë ne si diasporë nuk jemi të kënaqur aspak. Ne si diasporë na preokupojnë shumë gjera një prej tyre arsimi, ku mësuesit tanë nuk paguhen nga qeveria e Kosovës por gjermanët. E dyta është, që tri vite jam shtetas gjerman mu ka imponu me pritë shtetësinë dhe tash nuk besoj që kam të drejtë me votu”, ka thënë ai.
Ai kërkon që të mos përsëriten ngjarjet politike ndërsa thotë se shpreson që kësaj radhe postin e kryeministrit ta marrë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Sipas tij, 99 për qind nga Gjermania janë për Albin Kurtin kryeministër.
“Kërkesat janë mos me u përsëritë këto gjëra të njëjtat, Haga, qeveria, me punu. Mbajmë një shpresë te z. Albin kurti po të bëhet kryeministër do t’i japë një kahje shumë të mirë sepse është njeri shumë i aftë. Të gjithë janë lodhë me Thaçin, me Ramushin, të gjithë i kemi provu, një se keni provu. 99 për qind prej Gjermanisë e donë dhe admirojnë z. Kurti sepse e kanë përcjellë gjërat si ka thënë ai dhe atë që ka thënë ai kanë ndodhë”, tha ai.
Shqetësim tjetër, ai sheh ikjen e qytetarëve nga Kosova.
“Çka më ka merakos mu në lagjen time (Ferizaj) mbetën katër shtëpi thatë, vjet i kisha ata komshinjtë aty kurse sivjet nuk i kam. Kjo është diçka me u merakosë dhe asimilimi i fëmijëve tanë janë gjëra që ju nuk i shihni nga largësia, ne i shohim”, u shpreh ai për Ekonomia Online.
E, Qerim Asllani që jeton në Zvicër thotë se nëse do të ishin ndarë vende për diasporën në Kuvend do të ishte shumë mirë, por që varet nga deputetët.
“Nuk do ishte keq, do ishte mirë, ka njerëz të aftë atje, por varet prek këtu. Kërkesa ka shumë, puna e Kuvendit varet nëse vonohen me u aprovu atëherë shkon palë- palë, prandaj të punojnë sa më shumë”, tha ai.
Deputeti i VV-së, Ali Lajçi, i cili doli t’i priste bashkatdhetarët tha se institucionet duhet të jenë shumë të kujdesshme me diasporën dhe të gjejnë mundësitë tu ndihmojnë ku kanë nevojë.
“Institucionet duhet të jenë edhe më të kujdesshëm me këtë diasporë që meritojnë gjithçka. Po dëgjojmë disa nga kërkesat e tyre që janë shumë të drejta, kërkesa për të mbajt gjallë arsimin shqip, mundësia e financimit që është e nevojshme, por duhet gjetur forma të transferit, përkrahja duhet të jetë unike dhe zhvillimet kulturore për organizime të ndryshme dhe të mund të shohim çka mund të ndihmojmë”, tha ai.
Kurse për të drejtën e votës tha se duhet gjetur rrugë ose të bëhet kërkesë nga Qeveria. “Disa e njohin dyshtetësinë dhe disa jo dhe në këto vende duhet të shohim të krijojmë kushte për votim ose të bëhen kërkesa nga ana e Qeverisë”, tha ai.
Numrin e vogël të vizitorëve ai e arsyetoi me kohën dhe shpërndarjen e tyre.
“Mund të jetë çështje koha është vera dhe njerëzit janë ë shpërndarë, por mund të ketë edhe natyra të ndryshme”, tha ai.
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...