Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, priti në takim biznesmenin kosovar me vendbanim në Gjermani, Bahri Tahiri, së bashku me Dr. Klaus Ströer, Deli Nitaj dhe Bujar Hysenaj.
Gjatë këtij të pranishmit e njoftuan drejtoreshën Barani për donacionin të cilin do ta sjellin z. Tahiri dhe Dr. Ströer, në Mitrovicë në vlerë prej 250,000 mijë euro, kryesisht pajisje mjekësore të cilat janë të nevojshme për QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni” dhe Spitalit Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”.
Ky donacion pritet të vijë në fund të muajit mars.
Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për vullnetin e tyre që ti ndihmojnë komunës sonë. Gjithashtu ajo theksoi se këto pajisje janë shumë të nevojshme për mbarëvajtjen e punës në sektorin e Shëndetësisë.
Po ashtu edhe biznesmeni kosovar, Tahiri, falënderoi drejtoreshën për përkrahjen dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunoj me komunën e Mitrovicës, në mënyrë që këto donacione të vazhdojnë edhe në të ardhmen, gjithmonë duke menduar për të mirën e qytetarëve./arbresh.info
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...