Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar dokumentin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave dhe produkteve mjekësore.
Ministri Ismaili pati thënë se iniciativa për finalizimin e këtij dokumenti është i rëndësishëm për shumë arsye, por, më e rëndësishmja, do të jetë ruajtja e buxhetit të shtetit dhe xhepit të qytetarëve.
Por sa i përket këtij Udhëzimi Administrativ, në disa lagje të Prishtinës, si në lagjen “Dardania”, lagjja “Ulpiana”, lagjja “Te Plepat”, lagjja “Te Qafa”, çmimet e barnave dallojnë shumë. Një paracetamol 400mg, në lagjen “Ulpiana” dhe në lagjen “Te Qafa”, kushton 0.30 cent, kurse në lagjen “Dardania” dhe “Te Plepat” kushton 0.20 cent. Një brufen 400mg në lagjen “Te Plepat”, kushton 0.40 cent, ndërsa në lagjet e tjera kushton 0.50 cent. Tableta solidamor, kushton 0.20 cent në lagjen “Te Qafa”, kurse në lagjet e tjera kushton vetëm 0.15 cent, ndërsa tableta oki, kushton vetëm 0.20 cent.
Mirëpo aspirina 100mg, në lagjen “Ulpiana”, kushton 1.80 cent, dhe në lagjen “Dardania” dhe lagjen “Te plepat”, kushton 1.80 cent, kurse “Te Qafa”, ka çmimin 2 euro.
Zbatueshmëria e udhëzimit administrativ që kontrollon çmimin e barnave do të hyjë në fuqi së shpejti thotë, Albatrit Matoshi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.
“Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave dhe produkteve mjekësore ka dalur në debat publik para se të nënshkruhej, mirëpo ky udhëzim ende nuk ka hyrë në fuqi, por ne nga ai debat që kemi pasur ne jemi duke u marr me komentet, e si t’i marrim komentet e t’i anëtarësojmë komentet në udhëzim, për t’a pasuruar pak, në një periudhë prej dy javëve nënshkruhet prej ministrit për të hyrë në fuqi menjëherë”, deklaroi Matoshi për arbresh.info.
Ai bën të ditur se janë duke u bërë përgatitjet e fundit rreth këtij udhëzimi.
“Për momentin nuk ka hyrë ende në fuqi, për këtë arsye ende nuk ka nisur zbatueshmëria e tyre, sepse janë duke u bërë përgatitjet e fundit që para nënshkrimit ky udhëzim të jetë sa më i plotë dhe më i mirë”, thotë Matoshi.
Gjithashtu, vlen të theksohet se Kosova është vendi i vetëm në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk e kanë të rregulluar blerjen e barnave me çmime referente./E.Ballazhi/arbresh.info/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve