Baraliu: Kosova ta kapitalizojë suspendimin e taksës

21:22 | 8 Mars 2019
A. B.

Mazllum Baraliu, njohës i zhvillimeve politike, ka thënë se Kosova duhet ta kapitalizojë suspendimiin e taksës duke I kërkuar garancione SHBA-së në raport me Beogradin po edhe Brukselin.

“Mirë do të ishte që institucionet të këmbëngulin që suspendimin e tarifës ta kapitalizojnë në raport me Serbinë dhe Brukselin. Tash është moment që këtij zyrtarit (zyrtarit amerikan Hale që nesër viziton Kosovën v.j.) t’i kërkohen garancione. SHBA është e pakënaqur me mbajtjen e tarifës. Pas miratimit të dy dokumenteve, Platforma dhe Ligji për dialogun, mendoj se duhet të jetë një moment relaksimi”, ka thënë ai për RTK.

Baraliu ka thënë se qëndrimi i Beogradit lidhur me Platformën dhe Ligjin e miratuar dje mund të ndikojë në dialog.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme