Google ADS

Banorët e Studimes së Vushtrrisë pa ujë që nga paslufta

23:50 | 14 Tetor 2018
V. S.

Banorët e fshatit Studime të Vushtrrisë thonë se nuk e mbajnë mend që kanë pasur ujë të pijshëm pandërprerë për 1 javë, qysh prej kohës së pasluftës.

Kështu Bedrie Ademi, për nevojat e familjes thotë se e lëshon pompën e ujit të instaluar në oborrin e shtëpisë, raporton KTV.

Thotë se tashmë është lodhur nga kjo gjendje.

E, Ejup Ademi thotë se ndodh që njëherë në muaj lëshohet uji i pijshëm, por ai është i turbullt dhe nuk mund ta shfrytëzojnë për pije.

Kjo është edhe arsyeja kryesore sipas banorëve që fshati ka filluar të boshatiset.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thotë se është i njoftuar me këtë problem, por ai fajin për mungesë të ujit të pijshëm ia lë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ndërkaq Ministria e Zhvillimit Ekonomik, fajin ia lë komunës së Vushtrrisë.

Në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie thuhet se, “Investimi i bërë nga komuna në vitin 2010 për ujësjellësin për këtë fshat ka mbetur i papërfunduar dhe në projekt janë shtrirë vetëm vijat primare, si dhe ato sekondare, ndërsa kyçjet shtëpiake nuk janë të përfunduara”./KTV/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme