Banorët e këtij fshati pretendojnë se mjetet e ndara për furnizimin me ujë të pijshëm të Orllanit, “janë zhdukur”.
Protestiesit e këtij fshati, shprehën mllefin e tyre nga kjo padrejtësi që iu është bërë nga kjo Ministri. Ata kërkojnë llogari duke qenë këmbëngulës që të plotësohen mjetet qe janë marrë nga projekti për ujin, pa u votuar buxheti për vitin 2019, në lexim të dytë.
Fahri Hoxha mësimdhënës në shkollën fillore “Zahir Pajziti” në komunën e Orllanit tha se ne jemi fokusuar në dy pika tona kryesore.
“Ne nuk po dijmë se ku të kërkojmë përgjegjësi, sepse kjo qeveri ka vetëm fjalë e jo punë, sepse ne si pika kryesore kemi të ndalim furnizimin me ujë për banorët Prishtinës, dhe deri ne zbatimin e projektit që është ndalur”, tha Hoxha në protestë.
Ata kanë paralajmëriar edhe shprehjen me forma tjera të pakënqësisë për të arritur realizimin e projektit të furnizimit me ujë.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH),Fatmir Matoshi, mbajti një takim me protestuesit e banorëve të Orllanit, ku ndër të tjera në këtë takim me ta, tha se ky projekt është me rëndësi edhe për ministrinë.
“Por, për mjetet që janë ndarë unë nuk kam qenë në detyrë. Kam dëgjuar se janë avulluar 1.2 milion euro, por me datën 25 qershor janë largur këto mjete e unë nuk kam qenë në Ministri”, ka thënë Ministri Matoshi.
Ai tregoi se pse është vonuar ky projekt nga kjo ministri.
“Jemi vonuar se ky projekt është dorzuar shumë vonë pra me 16 shtator, dhe ne e kemi marr një ditë pas këtë projekt, ku në fakt mjetet që ishin ndarë në qershor nuk mund të marrë përgjegjësi për ato miliona që janë zhdukur”, iu ka adresuar Fatmir Matoshi banorëve të Orllanit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...