Iniciativa Qytetare “Orllani” dhe OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, në bashkëpunim me banorët e Orllanit kanë organizuar një protestë.
Ata po kundërshtojnë rrënimin e lokaleve që është bërë ditëve të fundit te Liqeni i Batllavës, raporton arbresh.info.
Banorët thonë se nuk duan rrënime, por të bëhen investime në këtë pjesë që është atraksion turistik.
Edhe motoja e kësaj proteste ishte sot “Mjaft me rrënime, duam investime”./Arbresh.info/