Banorët e lagjes Arbëria, të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut

17:26 | 5 Nëntor 2018
V. S.

Lagjja Arbëria, në kryeqytet dita-ditës po shtohet sa i përket numrit të banorëve. Kjo marrë parasysh edhe numrit të madh të ndërtesave që po vazhdojnë të ndërtohen në atë zonë.

Në këtë pjesë, ka edhe rrugë njëkahëshe për qarkullimin e automjeteve kjo pasi që kohë pas kohe ka edhe rrëshqitje të dheut.

Shumë banorë përreth janë të shqetësuar, rreth ndërtimeve të njëpasnjëshme që po bëhen.

Madje, rrëshqitjet e dheut veçse janë shtuar kohën e fundit.

Por, e gjithë kjo situatë nuk po duket brengosëse për kryetarin e komunës së Prishtinës.

Zyrtarët komunal, nuk është se kanë publikuar ndonjë kontratë pune, rreth sanimit të dheut në këtë pjesë. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme