Nuk ju mjaftuan protestat dhe shkresat ndaj Kryeministrit dhe Ekipit Negociator, banorët e Karaçevës nga Kamenica, shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe tek NATO, KFOR-i dhe vendet e QUINT-it.
Brengën se tokat e tyre dhe shtëpitë do të mbesin me Serbi në momentin kur do të bëhet shënimi i kufirit, ka bërë që këta banorë të shkojnë derë më atë pik sa të kërkojnë ndihmë edhe nga ndërkombëtarët.
Se fundi, dosje me harta, dëshmi pronësore dhe gjithçka që kanë mundur të mbledhin i janë dorëzuar edhe Ambasadës së Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Turqisë, zyrës së BE-së, Selisë së NATO-së, KFOR-it, madje shkresa e tyre ka shkuar edhe në Kampin Bonsdteelt.
Në këtë letër, banorët e Karaçevës, kanë treguar problemin e tyre i cili është shfaqur që nga viti 2011.
Ata tutje kanë treguar se janë duke u ballafaquar më militarë serbë mr uniformë e pa uniformë.
“ Banorët e zonës nuk janë të sigurt në pronat e tyre, ndërsa siguria e tyre fizike është e cenuar meq herë pas herë ata kanë ne pronat e tyre, kinse duke e kaluar kufirin ilegalisht dhe dërgohen në mbajtje nga policia serbe në Vranj dhe gjetiu ku përveç dhunës brutale ata gjobiten më të holla”, thuhet në letër.
Krejt problemi i tyre pretendojnë se ka ardhur pas Marrëveshjes së Kumanovës. Në Karaçevë është vendosur një vijë administrative dhe në atë pjesë përveç KFOR-it, një punkte kontrolli kanë vendosur edhe xhandarmeria serbe, e Policia e Kosovës, sipas tyre asnjëherë nuk shkon për të patrulluar pasi që nuk ka të drejtë.
Banorët e Karaçevës në letër kanë vënë në pah edhe maltretimet që ju bëhen në tokat e tyre nga xhandarmëria serbe.
Shumë nga këta banorë merren nga pjesëtarë serbë dhe maltretohen me arsyetimin se ata kanë hyrë në territorin e Serbisë.

3200 banorët e fshatit Karaçevë shprehin se janë në hall të vazhdueshëm me xhandarmerinë serbe dhe se nuk janë të sigurt në pronat e tyre.
“ Dua të ju bëj me dije se vendlindja ime Karaçeva praktikisht pop kontrollohet nga shteti i Serbisë. Mbi 170 prona tokash me vendosjen e pikës ndërkufitare brenda territorit të Kosovës, po i humbin pronat e tyre që po i merr Serbia para syve tan”, shprehen banoret në letrën e dërguara ambasadave.
Banorët e Karaçevës, thonë se kanë shpresë tek miqtë ndërkombëtar andaj dhe ja kanë dorëzuar këtë shkresë të gjitha këtyre zyrave ndërkombëtare në vend.
Përmes kësaj letre ata kanë apeluar te ambasadat ndërkombëtare që çështja e tyre të zgjidhet një herë e përgjithmonë në mënyra që të ketë paqe në rajon.
Në fund të kësaj letre ata kanë kërkuar që të jetojnë të qetë në tokën e tyre duke treguar se tash e sa vite mbi 170 prona të tyre ndonëse janë në territorin e Kosovës, po menaxhohen nga Serbia para syve të tyre.
Ndryshe, kujtojmë se për këtë çështje banorët e fshatit Karaçevë kanë shprehur në vazhdimësi shqetësimin tyre për vijën kufitare me Serbinë, ku për momentin fshati Karaçevë ka mbetur një zonë e pazgjidhur./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?