128 nënshkrime janë mbledhur nga banorë te lagjes ‘Ajeti’ në komunën e Podujevës, me të cilat familjarët e Shenoll Tahirit po synojnë ta nxjerrin nga burgu, 18 vjeçarin.
Ai u shpall fajtor për një vjedhjen e 450 eurove në një seli të ‘Money Gram’, por familjarët dhe fqinjët nuk e besojnë këtë version.
“Gjejeni tjetër kënd që bën krime, jo bash prej neve. Llogarite një herë ka ndodhë e kanë pa si i zi edhe kanë thonë magjup është. Një mëhallë na quan peshë”, tha njëri nga fqinjët para kamerës së Klan Kosovës.
E nëna e të riut tha se është e bindur se djali i saj është pa faj.
Kurse i dyshuari tjetër në këtë rast të vjedhjes tha se policia e kërcënoi ta pranoi fajin.
“Kanë filluar me fjalë të rënda, sa gati nisa me qajt aty dhe vetëm edh enjë pesë minuta të vazhdonte, unë deshta të pranojë krimin e pabërë”, tha i dyshuari tjetër.
Avokatja e Shenoll Tahirit tutje tha se klienti i tij u dënua pa fakte dhe se si rrjedhojë e kësaj do të ankohet në shkallën e dytë.
“I është shqiptuar dënimi prej 7 vite burg, pa fakte të mjaftueshme, ndërkohë në një video-xhirim që prezantohet si provë nuk dëgjohet asnjë zë dhe as në dukje nuk ngjason në klientin tim”, tha avokatja e Shenollit.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç