Balaj: Visar Xhaferi ka qenë menaxher i kontratës Vala – Z-mobile

10:31 | 31 Maj 2019
A Z

Gjatë intervisimit të sotëm, kryetari i Pavarur i Sindikatës së PTK-së, Lamih Balaj është pyetur nga anëtari i komisionit Hetimor për PTK,  Bekim Haxhiu për menaxherin e kontratës me z-mobile.

E Balaj ka thënë se ketë pozitë e ka mbajtur Visar Xhaferi, shkruan arbresh.info.

“Menaxher i kontratës vala- z-mobile ka qe ë Visar Xhaferi prej fillimit e deri në fund”, ka shtuar ai.

Ndryshe gjatë këtij intervistimi Balaj ka folur edhe për humbjet që Z-mobile i ka shkaktuar Telekomit të Kosovës e që sipas tij arrin shifrën mbi 200 milionë euro.

Sipas tij, Telekomi është në këtë gjendje për shkak të lidhjes se kontratave të dëmshme e të cilat Sindikata i ka dërguar në departamentin e krimeve ekonomike dhe janë thirr për intervistim por që më nuk janë informuar për rrjedhën e procesit.

Javë më parë në Komisionin Parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit  edhe ish-kryeshefi ekzekutiv i PTK, Adnan Merovci ndërsa ka dështuar intervistimi i ish-kryeshefit tjetër të PTK-së, Shyqyri Haxha për shkak se jeton jashtë Kosovës ndërsa lidhja komunikimi përmes Skype ka hasur në vështirësi të komunikimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme