Në mbyllje të raportimit të Sindikatës së Telekomit të Kosovës para komisionit për PTK-në, kryetari i Sindikatës, Lami Balaj ka kthyet në sarkazëm deklarimet se vlerë e Telekomit ka thënë në 26 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Ai madje ka thënë se Telekomi në atë vlerë ka vetëm hekra.
“Kur doni me e shit Telekomin për 26 milionë euro atëherë na tregoni një javë ma herët. Veç heka i kemi aq dhe i mbledhim e ua sjellim”, ka thënë ai.
Ndryshe edhe më herët Balaj ka deklaruar se vlera e Telekomit është shumë më e madhe, madje ai e pat vlerësuar mbi 500 milionë euro.
Gjatë këtij raportimi Sindikata e Telekomit ka këmbëngulur se kjo ndërmarrje nuk është buze falimentimit, ata madje i kanë quajtur spekulime këto deklarata dhe kanë kërkuar që të ndalohen pasi po e dëmtojnë Telekomit.
Sipas tyre të dëmshme për Telekomit janë të gjitha kontratat e nënshkruara e për këtë duhet të ndërpriten./Arbresh.info/
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...