Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj –Halimaj, ka thënë se nësë kjo parti nuk do të ketë anëtar të KQZ, atëherë do të bëhet pjesë e mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Duke folur në “Imazh” të RTK-së, ajo ka thënë se presidenti po bën shkelje kushtetuese duke mos e ftuar subjektin ku është ajo për të qenë pjesë e KQZ-së, sepse sipas saj kjo parti e ka të drejtë kushtetuese pjesmarrjen në KQZ.
Ajo tha se do ta apelojnë vendimin në Gjykatë Kushtetese, dhe pret që këtu të bashkohen edhe PDK dhe AAK. Por nëse ata nuk bëhen pjesë, atëherë vetë Nisma Socialdemokrate do ta dërgojë në Kushtetuese këtë çështje.
Sipas saj, nëse NISMA nuk do të ketë përfaqësues në KQZ, atëherë shumë shpejt do të ketë zgjedhje, dhe këtij procesi, sipas saj, mund edhe t’i paraprijë kjo parti, e cila aktualisht është pjesë e qeverisë, me tre ministra e një zëvendëskryeministër.
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...